Kur secili nga ne jep më të mirën, çdo gjë bëhet edhe më e lehtë. Ne aspirojmë që të arrijmë maksimumin në mësimdhënie, që arritjet e nxënësve të jenë të larta.

Një orë mësimore ndërlëndore e lëndëve Gjuhë  shqipe dhe Gjeografi  solli te nxënësit jo vetëm një risi, por edhe një arsye më shumë për të fiksuar njohuritë.

Dialektet e gjuhës shqipe ishte një temë interesante që u realizua nga dy mësuese brenda një ore mësimore.

Të folmet e ndryshme të gjuhës shqipe të shpjeguara nga ana gjuhësore,u ilustruan edhe në hartën gjeografike se ku janë të shpërndara në hapësirat e trevave shqiptare.

Nga kjo orë nxënësit ishin më se të plotësuar duke marrë njohuri e duhura.

Një bashkëpunim i tillë ngjalli te nxënësit dëshirën e madhe për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të kuptuar se  gjithmonë  bashkimi  bën  fuqinë.