Trupa e teatrit të shkollës na surprizoi edhe njëherë këtë vit.

Nxënësit sollën në kuadër të festave të Pavarësisë interpretimin e dramës “Cuca e maleve”.

Maturantët Edona Kallaba,Sindi Hadroj,Tomi Jorgji,Genal Çinari,Xhonatan Zeka,Dea Alushi,Lidmir Hyseni,Arbesa Çeliku,Arion Qaraj,Elsameda Ulaj,Belisa Culaj,Brunilda Xhafa,Egzon Kraja,Rudina Çepi,Fatjona Erkoçaj me interpretimin fantastik të tyre përçuan te publiku ndjenjën e atdhedashurisë.

Nxënësit të veshur me kostume kombëtare në skenë ngjanin me aktorë të vërtetë,pasi ata ishin përgatitur për një periudhë dy javore në mënyrë intensive.

Urimi i tyre për festat e Pavarësisë u shkon të gjithë shqiptarëve në mbarë vendin.

Gëzuar Shqipëri!

Vlen të theksohet, se kjo trupë vjet fitoi çmimin e parë në konkursin e artit skenik midis kolegjeve Turgut Ozal dhe Institucioneve arsimore Gulistan.