Në një aktivitet të tillë nuk munguan performancat në këngë,kërcime dhe numra shpejtësie .
Kjo risi në shkollën tonë u bë shkak i një atmosfere të gëzueshme, pasi secili prej konkurentëve pjesmarrës u ndie i rëndësishëm në atë botë të vogël , por të mrekullueshme, e cila herë pas here ka nevojë për një mbështetje ,inkurajim dhe duartrokitje.
Juria përbëhej nga vetë konkurentët, të cilët votuan secili sipas pikpamjes së tij përformancen më të bukur.Ky konkurs u zhvillua në dy faza.Faza e parë përfshiu klasen I-III dhe faza e dyte klasen IV-VI.
Në fund, vetë juria nga pikët e mbledhura, shpalli fituesit e tre çmimeve për secilen kategori.
Përveç dhënies dhe marrjes së një kënaqësie gjithëpërfshirëse ,pati edhe shpërndarje certifikatash për fituesit.