Disa kujtime mbesin të freskëta në memorien e njeriut  , sado kohë të kalojë . Këto kujtime bëhen të gjalla kur i prek dora e njeriut  , kur mendja dhe kultura e tij pasurohet me dije dhe informacion për kulturen, historinë ,natyrën e vendeve të ndryshme.

Mund të themi me bindje që nxënësit e shkollës sonë që patën mundesinë të shijonin udhëtimin për në Bosnje-Hercegovinë,kanë mbetur mjaft të kënaqur me atë çfarë i ofroi ky udhëtim.

Ishte një udhëtim i gjatë ,por pamjet e mrekullueshme të natyres deri në shtetin e Bosnjes, i lehtësuan këto orë të gjata .

Si fillim , ata u akomoduan në hotelin ‘’Holliwod’’, i  cili ofroi shërbime shumë të mira ,duke filluar me dhomat  , ushqimet  , pishinat  dhe lojrat e ndryshme .

Më pas , ata patën mundësi të vizitonin  qendrën e sarajevës . Atje u njohën nga afër me historinë dhe traditat e vendit.

Qëndrimi zgjati 2 netw .

Ditën e dytë ,ata iu ngjitën malit të Bjelasnica ,ku përfituan nga dëbora ende e pashkrirë dhe u agëtuan me ski dhe slita .

Gjatë ditës se tretë  , vizituan natyrën e mrekullueshme të Mostarit  , shëtitoren e vjetër dhe historike të tij .

Një udhëtim që iu bashkua ndjesive të bukura të nxënësve, i cili do qëndrojë gjatë në kujtesë .