Vatrat e talentit janë zakonisht vende të mistershme,dhe me e bukura ndodh atëherë, kur ky talent shpërthen papritur. Nxënësit, Art Bisha dhe Anisa Meshnuni, finalistë të konkursit ‘‘Fjala Artistike‘‘,  performuan denjësisht .Ishte një garë e fuqishme mes shkollave të qytetit,por kjo e bëri edhe më të bukur këtë fazë finale. Në mes konkurentëve të talentuar, Anisa Meshnuni u shpall fituese e çmimit të parë për ciklin e fillores. Një talent i vogël  solli një fitore të madhe në shkollën tonë. Në këtë garë morën pjesë rreth 200 nxënës nga tw gjithë shkollat e rrethit tw Shkodrës.

Një njeri  i talentuar ka të drejtë për çdo mënyrë të të shprehurit.Mënyra që zgjedh kjo vogëlushe është të hedhë dritë në thellësinë e zemrës së njeriut.