Të edukojmë vlera  nëpërmjet artit,është ky ndër misionet e konkursit të Artit dhe të Letërsisë.

Nxënësit në këtë konkurs shpalosin aftësitë e tyre në kategoritë e interpretimit,kompozicionit,këngës dhe pikturës.

Angazhimi i tyre në këtë konkurs është maksimal,kjo vihet re edhe nga pjesëmarrja e madhe e tyre me dëshirën e madhe që secili të përzgjidhet si më i miri.

Në  kategorinë e interpretimit nxënësit sollën përpara mësueseve të letërsisë poezi të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj.

Është traditë tashmë ky konkurs për shkollën tonë që synon të përcjellë vlera jo vetëm artistike,por edhe mesazhe shumë goditëse nga penda e shkrimtarëve të përcjella nëpërmjet nxënësve.

Kështu arti hyn te fëmijët,ndikon dhe edukon!