T’i dhurosh natyrës që ajo ta riktheje për ty në përkujdesje,oksigjen e harmoni  mbetet një ndër misionet më kontribuese.

Ky ishte edhe qëllimi i eskursionit nga nxënësit e shkollës ‘’Hasan Riza Pasha’’.Nxënësit mbollën 130 fidanë në zonën e Postribës.Gjatë këtij eskursioni, nxënësit jo vetëm u ndien më të dobishëm, por edhe patën mundësinë të shijonin bukurinë e natyrës dhe të vizitonin Urën e Mesit .

Ky eskursion mundësoi një ditë ndryshe dhe argëtuese për fëmijët.

Falenderojmë këto nxënës për kontributin vullnetar ndaj natyrës se zonës së Shkodrës.

 

Searta Sturce