Artisti së pari lind veten,pastaj të pranishmit.Është madhështor fakti që arti lind në zemra të pastra prej fëmije,zhvillohet dhe rritet përmes dashurisë dhe përkushtimit ndaj tij.

Ndjehemi të priviligjuar kur shohim se fara e artit,talentit,gjenialitetit po mbin kudo.

Në konkursin ‘’Arti skenik’’që zhvillohet çdo vit mes kolegjeve Turgut Ozal në Shqipëri,nxënësit ,jo vetëm që u përfaqësuan denjësisht,por edhe arritën të korrnin sukses me çmime të para.

Përfaqësuesit e shkollës sonë ishin nga klasa e VI me konkurentë:Rieda Duhanxhiu,Art Bisha,Ensar Llukaj,Jona Kopliku,Azren Ramaj,Klejda Kanushaj.Ata u përfaqësuan me fragmente teatrale, mbështetur në filmin ‚‘‘Zonja nga qyteti‘‘.Në mes konkurentëve të të gjitha kolegjeve nga klasa VI-IX,ky grup mori çmimin e pare në kategorinë e 9-vjeçares.

Nga klasa e VIII, nxënësit konkuruan me pjesën ‘’Pas Vdekjes’’të A.Z.Ҫajupit.  Nxënësit ishin Gabriel Vuksani,Gerti Zyberi,Redi Smajlaj, Esti Miloti dhe Alba Bajri.

Klasa e IX –të, e cila mori çmimin e dytë në kategorinë e 9-vjeçares ,u përfaqësua denjësisht me dramen ‘’Pjata prej druri’’,e  cila solli një mesazh mjaft domethënës ,duke Iënë mbresa tek juria e këtij konkursi.Përfaqësuesit e grupit ishin: Erni Drinazi, Amela Canameti, Isard Sokoli, Eron Akshia dhe Arber Kopliku.

Fitoret kësaj here nuk përfundojnë me kaq,pasi grupi I klasës  së XII-të  mori çmimin e parë në kategorinë e gjimnazit.Ata performuan pjesën dramatike ‘’Cuca e maleve’’, një risi kjo për këtë konkurs.Vlen të theksohet se vitin e kaluar, kjo trupë teatrore,I solli shkollës sonë sërish çmimin e parë.Konkurentët që përfaqësuan grupin teatror ishin: Edona Kallaba,Sindi Hadroj,Tomi Jorgji,Genal Çinari,Xhonatan Zeka,Dea Alushi,Arion Qaraj.

Juria që vleresoi këto nxënës përbëhej nga aktorë të njohur shqiptarë. Ata përgëzuan nxënësit  për performancen e jashtëzakonshme që sollën si përfaqësues të shkollës sonë.

Krenarë për këto nxënës,mund të themi vërtetë që talenti nuk shter kurrë,sa më tepër ta përdorësh,aq më tepër gjen burime të reja.

 

Searta Sturce