Përsëri ekspozitë në shkollën tonë

Përsëri ekspozitë në shkollën tonë.Këtë herë ishte maturantja Ueida Hoti që na impresionoj me punët e saj.Midis reales dhe abstraksionit ishin punimet që kishte sjellë ajo. Gjallëri,ngjyra,jetë,feminilitet,kostumografi,abstraksion gjeometrik,finesë e shije të hollë transmetoi Ueida në këtë ekspozitë.Vlerësim shprehu për të profesori i saj mjeshtri Ferit Kola,një motiv më shumë që Ueida të ecë në rrugën e bukur të artit e krijimtarisë.Ekspozita do të qëndojë e hapur gjatë gjithë javës në ambientet e shkollës sonë. I uromë suksese e punë të mbarë Ueidës!

Dita Botërore e Librit

Ata që lexojnë, kanë në duar botën…

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit.
Sot nxënësit e klasës së 10-të vizituan mjediset e bibliotekës së qytetit “Marin Barleti”.
Ata u njohën me historikun si dhe me fondin e shumtë të librave që ndodheshin aty.
Me këtë rast shumë nxënës u pajisën me kartelën e lexuesit,me shpresën që të lexojnë sa më shumë libra në të ardhmen.