Finalja e “Talent Show” Për Klasat 4,5,6 !

Një aktivitet argëtues për nxënësit e talentuar në fusha të ndryshme solli kënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit.Në një aktivitet të tillë nuk munguan performancat në këngë,kërcime dhe numra shpejtësie .
Kjo risi në shkollën tonë u bë shkak i një atmosfere të gëzueshme, pasi secili prej konkurentëve pjesmarrës u ndie i rëndësishëm në atë botë të vogël , por të mrekullueshme, e cila herë pas here ka nevojë për një mbështetje ,inkurajim dhe duartrokitje.
Juria përbëhej nga vetë konkurentët, të cilët votuan secili sipas pikpamjes së tij përformancen më të bukur.Ky konkurs u zhvillua në dy faza.Faza e parë përfshiu klasen I-III dhe faza e dyte klasen IV-VI.
Në fund, vetë juria nga pikët e mbledhura, shpalli fituesit e tre çmimeve për secilen kategori.
Përveç dhënies dhe marrjes së një kënaqësie gjithëpërfshirëse ,pati edhe shpërndarje certifikatash për fituesit.

Një Aktivitet Argëtues Për Nxënësit e Talentuar Në Fusha Të Ndryshme Solli Kënaqësi Tek Nxënësit Dhe Mësuesit.

Në një aktivitet të tillë nuk munguan performancat në këngë,kërcime dhe numra shpejtësie .
Kjo risi në shkollën tonë u bë shkak i një atmosfere të gëzueshme, pasi secili prej konkurentëve pjesmarrës u ndie i rëndësishëm në atë botë të vogël , por të mrekullueshme, e cila herë pas here ka nevojë për një mbështetje ,inkurajim dhe duartrokitje.
Juria përbëhej nga vetë konkurentët, të cilët votuan secili sipas pikpamjes së tij përformancen më të bukur.Ky konkurs u zhvillua në dy faza.Faza e parë përfshiu klasen I-III dhe faza e dyte klasen IV-VI.
Në fund, vetë juria nga pikët e mbledhura, shpalli fituesit e tre çmimeve për secilen kategori.
Përveç dhënies dhe marrjes së një kënaqësie gjithëpërfshirëse ,pati edhe shpërndarje certifikatash për fituesit.

Në Kuadër Të Projekteve Edukative Në Lidhje Me Sportin, Ambasada e Sh.B.A.

Në Tiranë ka ftuar në Shqipëri për një tur dy javor, organizatën amerikane rinore jo fitimprurëse, 10 Milionë Disqe, trajnerët e së cilës do të zhvillojnë sesione trajnimi dhe praktike të sportit të Frizbit me mësuesit e edukimit fizik në Shqipëri .Për këtë qëllim në ambientet e shkollës sonë ditën e Mërkurë, 12 Prill nga ora 11 :00 – 13:30 u zhvillua aktiviteti “Së bashku ,më të mirë!” ku morën pjesë dhe u trajnuan mësues të edukimit fizik të DAR-Shkodër dhe DAR-Lezhë.Trajnimi teorik u zhvillua në Sallën e Konferencave ndërsa ai praktik në njërën nga ambientet sportive të shkollës.Qëllimi i këtij aktiviteti ishte masivizimi i sportit të Frizbit në vendin tonë nëpërmjet shkollave të arsimit bazë dhe atij të mesëm.Në fund mësuesit e edukimit fizik u pajisen me çertifikatat përkatëse.